>
BIOSHQIP

Stine Nuk Heq Dore Nga Dashuria Per Rozen

16-05-2012
Ka qene nje histori trevjecare, dhe po tri vite kane kaluar qekur kjo histori dashurie kishte marre fund, per t'iu rikthyer serish. Fjala eshte per kantautorin Nesti Duka (Stine) dhe Roza Lati, vajza e vetme e aktores Rita Lati, te cilet pas fjaleve qe nisen te qarkullonin se ishin rilidhur bashke pas nje periudhe ndarjeje prej tri vitesh, tashme jane fotografuar bashke duke u argetuar te dy. Duket se per te dy keto jane momente te mira edhe ne jeten e tyre artistike, pasi Stine ka nxjerre ne treg shume kenge te reja, ndersa Roza drejton nje program muzikor te sajin ne UTV. Kantautori 23-vjecar nuk pranoi kurre te fliste per arsyet e ndarjes nga Roza, nderkohe qe dha vetem nje deklarate ne ate kohe per gazeten "Panorama", ndersa pohoi se me Rozen nuk do te kishte kurre me kthim mbrapa".

Por ja qe shprehja "kurre mos thuaj kurre", ne kete rast merr vlere. Pas ndarjes, ai i dedikoi dhe kenge Rozes, duke u shprehur ne vargjet e kenges se te dy kishin gabuar, perderisa kishin arritur ne ndarje. Ndersa gjate kesaj periudhe Nesti ishte komentuar ne faqet e gazetave per lidhje te shkurtra me vajza te tjera kengetare, ndersa Roza po ashtu per nje lidhje te gjate pas Nestit. Lidhja e Nestit me Rozen eshte komentuar nga te dy ata si nje histori pasionante dhe e vertete dashurie, por qe ata i dhane fund per shkak te xhelozise dhe zenkave mes tyre. Tashme le te shohim se si do te jete ky rikthim, dhe nese mes tyre nuk do te kete me ndarje. Nderkohe qe Nesti po ashtu i rikthehet kete vit, pas shume vitesh, konkurrimit ne "Top Fest", me kengen me titull "S'di te falesh". Nuk dihet nese vargjet e kenges te shkruara nga vete ai jane nje dedikim per Rozen, para se te riktheheshin te dy.
(panorama plus)

Stine Nuk Heq Dore Nga Dashuria Per Rozen