>
BIOSHQIP

Stine, Festë Për 32-Vjetorin Në Shoqërinë E Një Vajze

03-02-2013
Duket se festimin e ditëlindjeve të tij, kantautori Nesti Duka (Stine) e ka bërë traditë të përvitshme, ndërsa mbledh miqtë e tij artistë në një natë të vetme. Pas suksesit të vitit që sapo u mbyll me këngën “Ti je engjëll”, një historie të bukur dashurie e kënduar në bashkëpunim me GB MC e Rudi Cat, Stine ka nisur një vit të ri me koncerte e party, ndërsa ka menduar të festojë dhe për veten e tij.

Kështu ai ka mbledhur gjithë miqtë e tij të afërt për të festuar së bashku në një nga club-et e njohura të Tiranës, ku ka shuar dhe qiririn që kishte numrin 32, vitet që Stine mbushi pak ditë më parë. Përveç këngëtareve të ndryshme si Zajmina Vasjari, Ronela Hajati etj., ra në sy prania e një vajze të re që i qëndronte pranë Stines, edhe gjatë momentit të prerjes së tortës. Ftesës së Stines për ditëlindjen e tij i janë përgjigjur shumë kolegë dhe miq jashtë skenës. E organizuar nga vetë këngëtari, dhuratat kanë qenë të shumta dhe me shumë shije, ndërkohë që nuk dihet më shumë për statusin aktual të këngëtarit, i cili gjatë konkurrimit të “Kënga Magjike” pohoi që edhe pse këtë këngë ia dedikonte një dashurie të vërtetë, për momentin është “single”.
(Panorama)

Stine, Festë Për 32-Vjetorin Në Shoqërinë E Një Vajze