>
BIOSHQIP

Për Stresin, Flori është Njeriu Më I Rëndësishëm I Muzikës Shqiptare

15-11-2015
Reperi i njohur Stresi për disa herë rrjesht ka punuar këngë në studion e njohur "Threedots" e cila menaxhohet nga Flori Mumajesi.

Stresi njihet edhe si mik i kantautorit të njohur. Të dy këtë vit kanë vendosur që të jenë pjesë e festivalit "Kënga Magjike" i cili pas shumë vitesh do të mbahet live.

Flori është prezantuar sot në fazën e parë tek "E diela shqiptare" me këngën e cila titullohet "Me fjalë të vogla".

Pas lansimit të këngës Flori ka marë menjëherë mbështetje nga miku i tij Stresi, i cili do të paraqitet në këtë garë javën tjetër.

Reperi Stresi ka lajmëruar fansat për performancën e mikut të tij, duke e cilësuar atë si njeriun më të rëndësishëm të muzikës shqiptare.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Për Stresin, Flori është Njeriu Më I Rëndësishëm I Muzikës Shqiptare