A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Top Fest 10

09/06/2013 - 09/06/2013
Pallati i Kongreseve, TIRANE
Prezantuesit: Ledion Liço, Marina Vjollca & Luana Vjollca
TV/Radio: Top Channel / Top Albania Radio
Samantha Karavella eshte fituesja e "Top Fest 10" me kengen e saj "Loti i fundit". Mes emocionesh, Samanta falenderoi bashkepunetoret e kenges se saj, si dhe ata qe e votuan ne kete mbremje spektakolare, te festivalit me te madh te muzikes moderne shqiptare.

"Jam shume e emocionuar, nuk e prisja qe ta fitoja une", ishin fjalet e para te artistes, pas marrjes se cmimit, qe u prezantua nga fituesja "Top Fest 9", Elhaida Dani.

Ne mbremjen finale te edicionit te 10-te te "Top Fest," u ngjiten ne skenen gjigante te Pallatit te Kongreseve, artiste nga mbare trevat shqiptare, te cilet performuan live ne kategori te ndryshme. Fituesja e madhe u perzgjodh me votat e jurise se festivalit, bashkuar me votat qe publiku dha pas nje televotimi te hapur ne minutat e fundit te finales.


Ja, fituesit e kategorive:

Ne kategorine "Best Group", cmim i mbeshtetur nga "DigitAlb", Offchestra u perzgjodh si grupi me i mire, duke qene ne konkurrim me "Lynx", "Burn", "NA". Cmimin per kete grup e dhane 4 finalistet e "Big Brother 6" Anaidi, Iliri, Shpendi dhe Elona.

E bere nene ditet e fundit, Eneda Tarifa dha cmimin "Best Male", ku fitues per kete kategori u shpall artisti Andos.

Ndersa per kategorine "Best New Artist", cmimin e fitoi "The Code", qe ishte ne konkurrim me artistet e reja Jozefina Simoni, Ajsel dhe Leonora Ajdari. Kete cmim, ne emer te "Fondacionit Dritan Hoxha|, e dha Lori Hoxha.

Marsela Cibukaj, e shpallur e dyta ne "The Voice of Albania 1", eshte kengetarja me e votuar ne internet. Cmimin e Internetit per Cibukajn e dha perfaqesuesja e AMC-se, ndersa vete Marsela u shpreh e lumtur qe u perzgjodh nga publiku ne internet.

Nje artiste qe eshte rritur me "Top Fest", Naza fitoi cmimin 'Top Albania Radio', me kengen e saj "Degjo zemren".

Dy prej fituesve te "Top Fest" nder vite, Greta Koci dhe Stine shpallen fituesen e Cmimit "Best RNB". Mes Mjellmes, Jozefina Simonit, B2N dhe Ajsel, kjo e fundit u shpall fituese e kesaj kategorie.

Venera, fituesja e "The Voice of Albania 2", prezantoi te nominuarit per cmimin "Best Pop Rock", te cilet ishin Andos, |Copyleft", Diellza dhe Kamelaj Islamaj. E mirenjohura Islamaj u perzgjodh si me e mira per kete kategori.

Samantha Karavella u shpall fituese per kategorine "Best Female". Cmimi u shpall nga nje emer tjeter fitues i "Top Fest", Mentor Haziri, ndersa te nominuara ishin Alberie Hadergjonaj, Marsela Cibukaj dhe Beatrix Ramosaj.

Nje nga fituesit me te pelqyer te "Top Fest", Alban Skenderaj shpalli cmimin "Best Balade". Ky cmim shkoi per Alberie Hadergjonajn, e cila ishte ne nominim bashke me Beatrix Ramosajn, Andos dhe Rezarta Smajan.

Nje prej surprizave te kesaj mbremjeje ishte performanca ne kercim modern e dy prezantueseve, motrave Luana dhe Marina Vjollca, te shoqeruara nga trupa e baletit e Top Channel.

Pike kulmore e spektaklit te ketij jubileu te "Top Fest", ishte kur ne skene u ngjiten disa prej fituesve te festivalit te muzikes moderne shqiptare qe prej fillimit te tij. Publiku i mesuar me tekstet e kengeve qe u bene hite, kenduan ne kor bashke me kengetaret e tyre te zemres, si Alban Skenderaj, Eneda Tarifa, Mentor Haziri, Stine, Greta Koci dhe ne fund por jo me pak e rendesishme, e supersuksesshmja Elhaida Dani.


Fituesit:

Çmimi i Parë - Samanta Karavello
Çmimi Best Group – Offchestra
Çmimi i Internetit – Marsela Cibukaj
Çmimi Best New Artist – The Code
Çmimi “Top Albania Radio” – Nazmije Selimi
Çmimi Best RnB – Ajsel
Çmimi Best Pop/Rock – Kamela Islamaj
Çmimi Best Female – Samanta Karavello
Çmimi Best Male – Andos
Çmimi Best Balade – Albërie Hadërgjonaj

Top Fest 10 Top Fest

Zgjidhni me sa yje do votoni
  Mesatarja:  4.7 / Votuan:  139



Loading...


Kalendari
17/01/2017
Gëzuar Ditelindjen TeksteShqip Uron:
Calvin Harris
Calvin Harris
33 vjeç
Beka
Beka
37 vjeç
Skifter Etemi
Skifter Etemi
41 vjeç
R.I.P.     Përkujtojmë:
Jusuf Gervalla
Jusuf Gervalla
(1945-1982)

Votimi i Javës
   15-21 Janar 2017

A Bëjnë Bujë Këngët E Reja Të Unikkatilit?

  Fare

  Po

  Jo

  Jashtëzakonisht

  Aspak

  Shumë

Voto