>
LETERSISHQIP

Perendi

Zëri i kultivuar
Tingëllon si shërues
Para gdhirës
Fton në rit.

Pas rënies në sexhde
Duartë lartë lutem
Zotin e Madhë
Krijuesin e gjithëfuqishëm.

Më lejo i Madhi
Hyjni e Bekuar
Vetëm Ty të Adhurojm
Vetë prej Teje ndihmë kërkojm.

Me shëndet dhe begati
Begato vatrën time
Na ruaj i Madhi Zot
Nga vuajtja dhe i mallkuari.

Na udhëzo në rrugën Tënde të drejtë
Ja Rabi
Falenderit për të gjitha të mira
O Perëndi.