>
LETERSISHQIP

Tradhti Bashkëshortore

Duart e mia zurën hapësirën
Sytë mendojnë se verbëruan dritën e çiltër
I njollosur i dëbuar
Jam në kopshtin tim të tradhëtis.

Në hapësirën e gjërë prapa kanjonit
Ku prehen dinosaurët monumental
Aty ku gjuanim gur si fëmijë
Do hudhem në baltën e ngrirë.

Ngadal qetazi heshtur
Vazhdimisht hingëllon e uritur
Kërkon mish të freskët
Të ngopi urinë.

Errësira e mallkuar mbulon
Digjet e tërë humnera
Bërtima dhimbje mundime
Jetë e përjetshëme dhe e përherëshme.

Do shpaguaj prekjet e zjarrta
Të trupit të huaj që tradhëtova
I njollosur dhe turpëuar
Do humbem dhe venitem....