>
LETERSISHQIP

Mjegullirë

Mjegullirë magjin mbulon
Muzgun e parë të ditës së lodhur
Ndihet qetësi zbrazen rrugët e qytetit
Errësira vazhdon udhëtimin e vet.

Prej së largu ndëgjohet gumëzhimi i lumit
Gjurmët e lojërave fëmijëror u humbën
Mbërthen e panjohura diç lundëron në ajër
Mistike është e tërë kjo natyrë.

Nga thellësitë e rrugicave
Ndëgjohen hapat e përshpejtuara
Posi marshi i elegjisë ditore
Shkrihen në brengën e ditës së zymtë.

Qyteti i dremitur dorëzohet territ
Sekretet e natës dëshmojnë fshehtësinë
Rrjedhë nata ndodhitë lahen
Mjegullirë dorëzohet mbretërisë së diellit.
vargje poetike IV