>
LETERSISHQIP

Shiu

…mbyllur në dhomë
Gjysmë errësira ditore
Ja, pesëditë u bënë
Pandërprerë troket në dritare
Shiu monoton një taktësh
Palodhshëm me monotoni të rrallë
Mërzia na ka okupuar
Qetë qetësia sundon
Ndihem i padobishëm jam i lodhur
Ajri i bezëdisshëm pakëz frymon
Gjethet e vjeshtës kanë mbuluar rrugën matan
Ulur furrtari në moshë thithë duhanin e verdhë…

Në dritaren prapa shtëpisë
Lumi i fryer rrjedhë vrullshëm
Ajri kundërmon baltë
Mbeturinat e hedhura lundrojnë
Ndëgjohet zëri këputur raskapitës
Të lutem mbylle dritaren ftohtë është…

Dhoma më mundon bezdis
Papritmas
Goditje e fortë ndëgjohet
Lisi tek furra thyer mbi kulm
Pasqyron jetën e lagësht
Thyerjet e shumta ndodhin
Britmat ulërimat vikatjet
Ndëgjohet zëri i fuqishëm
Ka shpërthyer diga
Pa kuptuar çfarë ndodhë
Shpejtësia marramendëse mbulon
Bërllogu vërshimet na kanë fshi
Shoh
Fëmijët e furrtarit në kulm
Lagur ngrirë frikësuar…

Uji arrinë lartësi shpejtë
Tentoj të thërras fëmijët
Zhurma neveritëse asgjë tjetër
Shoh një dorë
Fëmijët largohen nga oxhaku
Lehtësuar lagur kthehem në shtëpi
Afrohem dritares ngadal
Shiu vazhdon lojën e vet.

tyran prizren spahiu