>
LETERSISHQIP

Dritë

Mbrëmë sërish
U fikën dritat
Jeta pushoi
Si një qytet fantazmë.

Troket
Shiu i mërzitshëm
Sfidon
Qetësinë shpirtërore.

Ndezi qirin
Ndihem si në kohën e neandertalëve
Heshtja
Jashtë rrebeshi atakon pa mëshirë.

Toka ke nevojë
Pemë perimet
Por
Neve në këtë agoni shiu na mundon.

Fjalët kthehen si bumerang
Janë të bastardizuara
Ne kërkojmë jo shumë
Vetëm dritë.

tyran prizren spahiu
vargje poetike V
pesë shtylla