>
LETERSISHQIP

Njëjtë

...sërish dielli hyri në mëngjes
Në dhomë-mbretërinë time të etur
Me rutinë ofrohem dritares
Janë ndjenjat e bukurisë së pamposhtur.

Melodia e verës ndihet në shqisë
Çastet magjepsëse më begatojnë
Freskët si uji i burimit të bjeshkës
Shijoj lindjen e ditës që më rrethon.

Orari i saktë vazhdon rrugëtimin
Dynden hijet heshtja i fundos
Kafshatën e gojës me dinakëri timin
Fitova përsëri i ngopur dorëzohem natës.

Vazhdon errësira fshehur për drejtësinë
Ata zhyten në moqalet e injorancës
Vrasin pasionet dëshirat gjejnë strehin
Palëkundur duar gjakosur i pret qetësia e dhomës.

Prapë melodia e njëjtë agon
Refreni monoton godet penën e hollë
Heshtur ditët dhunojnë njëra-tjetrën
Përdhunimi mendor ndodhë për një kafshatë të gjorë.
vargje poetike VI