>
LETERSISHQIP

Parajsa

...gjindem matanë imagjinatës shumë larg
Në mbretërinë e bukurës parajsë
Vendin ku lumenjt derdhin verë
Në rininë e përjetshme peng.

Më vallëzojnë vështirë të imagjinuara
Posi engjëjt pupëza i lehtësuar jam
Ndihem si kënga e kënduar e poezisë
Në thellësitë juve të panjohura.

Gjeta qetësinë lidhjen shpirtërore.

I hutuar nga magjia e kënaqësisë
Sytë e mbyllur shlëlqesia në mua e gdhendur
Në këtë harmoni të bekuar
Mbështjellur me aromën e pafund të hapësirës.

Jam pjesë e kësaj bote të mistershme
Joshur nga përjetësia e dhuruar
Zbresin shikjimet tek sarajet e qiejve
Duart lëvizin në këtë pushtet të mahnitshme.

Zbres tek burimi vatra e jetës
Ndrit uji kristal si shkëndijë
Posi vetëtima e heshtur vezullon
Botë kjo e përhershme e rinisë.
vargje poetike V
pesë shtylla