>
LETERSISHQIP

Kënaqësia E Heshtur

Ndaj momentet e dashurisë
Kaluarën tashmen vitet e jetës
Shtyllave të palëkundur pleqëve
Kristaleve hyjnor fëmijëve të mi.

Notoj jetesën lumtur i qetë
Në hapësirën e ekzistencës
Rrethuar jam me mrekullitë
E fisnikëve anëtarëve të mi.

Zgjohem i buzëqeshur janë aty
Fjalë dy tri mbështesin kënaqësinë time
Gëzohem shiut dëborës agimit të ditës
Gjynjëzohem i magjepsur me pamurit e mi.

Më mbërthejnë emocionet fortë
Fjalët modeste më përqafojnë
Prania e tyre më dritëzon natyrën
Enden mendimet koha është e imja.

Si nyjet e ndieshme të trupit
Uji dhe ajri që që më mbajnë të gjallë
Mishi dhe gjaku kurrë nuk ndahen
Jetojë i etur vetëm për ajër
Në këtë moshë e cila ikë vjedhurazi
Ende jam unë plotë gjallëri.

tyran j spahiu
vargje poetike V
pesë shtylla