>
LETERSISHQIP

Momenti I Shfrenimit

Të zjarrta ledhatime, metresa që ofshan
fut ndjenjën e pasionit thellë në qenien tim,
shushuritës janë fjalët që pëshpërit,
më merr, më merr, këtë mesnatë të ngrohtë,

Ndëgjoj pikëzat e mjegullirës,
mistika si krijesa e epshit,
përqafuar jam nga ekstaza,
preki butësinë virgjër të natyrës...

Është vet Hava apo thjeshtë bjondina,
krijesë kjo veshur, si e lindur,
trupat e shfrenimit në hijen e kaminit,
ndeshemi të përvëluar në pangopësi.

Zbresin dritëzat e jetës në fole,
sërish shplojnë prushin, trazojnë zjarrin,
shpupurishur janë emocionet, përjetoj ngjalljen
gjynjëzohem, mos u largo, dorëzuar jam ...

Ndieshme si vet Madam e kështjellës,
thuri grackën njënatësh jetës tim,
në dritë-thyerjen e muzgut i përshëndetur,
rrëshkjiti jashtë së puhiza e ëndrrës...