>
LETERSISHQIP

Pranoj

skllav jam,
i shkelur, në këtë shoqëri,
me vështërsi mbijetoj ditë- ditën,
kjartë e tëra shihet, në karakterin e juaj.

Shprese,
mirekuptim kërkoj,
rrugën time të jetës
mos e shtrini me urrejtje.

Kuptoj,
egon e juaj,
mllefin e shtresuar,
drejtën e mosdurimit te shfrenuar.

Akuzat,
e juaja te pathënë,
drejtuar janë gabimisht,
tek njerëzit me sfond të pasur.

Largohem,
jetësoj në hije,
lumturinë gjetur kam aty,
këtë ju, kurr nuk do kuptoni.

Deri atëherë,
kënaquni fqinjët e mi,
nuk mund të ju quaj miq,
rrugën e juaj vazhdoni drejt mërisë.

Jo larg,
mosha rëndon,
ndjesë do kërkoni,
këtë unë, me siguri nuk do pranoj !

Duheni ditur,
vonë është tani,
dera është e mbyllur
për praninë e juaj dhe fëmijëve të juaj.

Ledhatimet,
aktrimi i rrejshëm,
lot-lajkat e mbuluara me histeri,
si llum do ngelin në rrëfimin e Lumbardhit.