>
LETERSISHQIP

Ambasador I Poezisë

Mungojnë të flaktë fjalët
laramani që shprehim në kujtesë,
nuk dua te kujtoj Neronët
kohërat e zymtë të errësirës,
ngarkesa e çmendur e historisë
le të gjen vend në harresë...

Marshin e plumbave vdekjeprurës
në arenën e gjuetarëve,
prirë jemi të zëvendësojmë
me degën e njomë të ullirit...

Larg jam nga të dalluarit e ngjyrës së lëkurës
edhe më larg nga Besimet,
tek unë, në brendësi i kuq gjaku rrjedhë
përherë kujton të Madhin Perëndi...

Ardhur jam me këto shkronja,
ftuar të dashurojë si Ambasador i Poezisë,
përqafoj, përkdheli, të katër anët
ngazëllyer të shkriej për mirësi në botë.

I lashtë qytetërimi,
mbledhur është të mbjell ullinj
bashkuar me pllumbeshën e bardhë
zbresim paqe në njerëzim,
vend ky i ardhmërisë filluar nga sot
ne,
nën Skeptrin e Dirigjentit të Poetit
ndërgjegja apel bënë
penda e artë fton
të frymon lirë botë kjo e lodhur...