>
LETERSISHQIP

Nëse Ti Shkon !

Bashkëjetuam si dy margaritarë
ndjekur rrugën e dashurisë,
asgjë vonë nuk më ka mbetur
Ti parëz, folenë me ke pasuruar.

Mësuar të ndëgjoj të tua hapat
mirë mëngjes përshpëritjen,
edhe sot veranda pret bashkëmendimtarët
kohës të shijojmë të tërë bukurën.

Pranoj, frikësohem ç'na pret nesër
para meje nëse ti shkon,
më dhimbëset çdo çast i kaluar
të rikthej si, bashkëjetesës magjinë!

Mosha, ndarja e zymtë afrohet
kërkoj vetë besim në qenien tim,
vështirë kam të imagjinoj momentet
pa ty jetën humnerë do kem!

Vetmitar yll që shpejtë do shuhet
unë do jem në vetmin që trazon,
gjurmët e tua do kërkoj në shtrat
ledhatimet që jetën më veshnin.

Pyes,
mbështetjen ku do e gjej?
Ulët zërin që ofron siguri
fuqishmën ndjenjë kur të përqafoj
më trego, engjëllushe zonjë.

Humbur do jem, përqafuar me vetmin
lodhur nga mërzia, do endem pa shpresë,
do kërkoj hijen tënde në agim
dehur nga koha e mbetur e jetës.

Nëse para meje ti shkon
fund-vdekjen unë do kërkoj,
frymëmarrjen të më mundon
të ngjitem rrugës në amshim të të gjej!

Jo jo, mos ik, mos u largo
vajin do më dëgjon kur tmerrësisht të thërret,
pas teje dua të vij, më lejo
bashkë të prehemi, të mos ndiej varfërin e shpirtit.

Tyran Prizren Spahiu
Vargje poetike X
Bohemi

& Ndalohet riprodhimi, postimi, pa përmendur emrin e autorit. (Ligji për mbrojtjen e të drejtave të autorit)