>
LETERSISHQIP

Unë Lë Amanet

Vitet e fundit
i vetmuar jam shumëherë,
grindem me kohën
nuk kërkoj shumë
dhomën time, poezitë,
doemos romanin, Prapa Kurrë MË !

Besim
tani, në këtë moshë
shumë nuk kam,
të hedhi këto shkronja
aspak mirë, nuk ndihem !
Por,
i mbjellur besimi humbur përgjithmonë është,
ata, po po ATA
janë jaranët qe pasurinë, durimin dhënë kam
flijuar qetësin, sigurinë.

SOT, më zhgënjyen me shumë padrejtësi!
Po, dëshpruar jeni edhe ju
i yni pafuqi do vazhdon,
buzëqeshja, i shëndetit siguria
vajtur janë në errësirë,
ndeshemi me ditshmërinë
të dojmë mëmëdheun
atë vetëm e kemi!

Tani
krenohem vetëm me modestinë,
por,
injorantët, xhelozët, pasuruarit qiellgërvishtës
mbase na udhëheqin
janë të huaj për mua!

Në sofrën time të dashurisë
të merituarin qetësi
jo jo, vend nuk kanë Ata!

Nuk i dua as afër,
thojnë se nuk kanë dëgjuar
në rast se jo, ju lutem tregoni !
Mirëseardhur nuk janë,
-as në shoqëri as në udhëtimin e fundit...

UNË, vërtet mendoj kështu, po ju?