>
LETERSISHQIP

Epitafi I Të Pasurit

Pranverë është nektari i parë përshëndet
buzëqeshur është dielli zgjuar jeta,
mbështjellur janë me bukuri gufon rinia
rrjedhë shëndeti begati njerëzor.

Matanë ...në qetësi...

dhimbja me vrazhdësi tejkalon kufijtë
Vaji e ka mbërthyer lotët flasin
fundosur dita në perëndimin e largët
heshtur qëndrojnë pranë epitafit të ri
qindëra e mijëra tjerë kujtojnë fundin ...

Në thellësi...

Atje poshtë mbushur me errësirë në vetmi
mIrëpritur nga lagështia e rëndë
lartë kujton pllaka ajo e granitit
shkruar me shkronja të arta
këtu pushon i varfër në përjetësi...
Vargje poetike VI