>
LETERSISHQIP

Unë Jam Thjeshtë Tyrani

unë jam thjeshtë
TYRANI,

Ju lutem, unë nuk jam zotëri,
vërtet, edhe më pak demokrat,
me siguri,nuk mendoj për komunizëm,
definitivisht , kapitalizmin e kam të huaj.

Vërtet, pushtetarët tentoj të mos i shoh,
prore anashkaloj, pasanikët e rinj,
mundohem të mos përdori pasqyrë,
të mos reflektojnë narcisoidët, frikë kam.

Ju lutem, më thirrni vetëm tyran,
orvatem të jem një qenie modest,
shihni, gabuar shumë me siguri kam,
kërkoj NDJESË vetëm nga njerëzit e mirë.

Ata,
krijesa nën yje imitojnë, enden kokëlartë,
larg nga nevojtarët, shumë larg janë!
Dinë,
varfanjakët të etur për kafshatë vuajnë!

Por,
edhe shumë kam për të thënë,
asnjë germë më tepër ata nuk meritojnë,
po po ata, fare nuk më interesojnë.

Njerëzimi,
miliarda frymë para dhe pas nesh, kanë jetuar dhe do jetojnë,
miliona vite, kjo gjithësi ekziston.
ne,
krijesa të dobët, qelqtë e të thjeshtë ,
po,
natyra zbukuruar është të shijojmë,
ajri që nuk e shohim
jetë na jep
por,
harrojmë, vërsulemi, shkelur nga xhelozia e sëmut,
botë kjo nuk do harron, ka parë shumë kohë të tillë,
kujtoni Sodoma dhe Gomorra, afer detit te vdekur,
shkatërruar është, sjellur rrënim, fundin e papritur!

Kam për të rrëfyer shumë,
njeri
shumë shpejtë do bëhemi pluhur, të vdekshëm jemi.

Tyran Prizren Spahiu