>
LETERSISHQIP

Migjeni Zbriti Në Kosovë

Dallgët e jetës, lindën në Shkodër
Në kështjellën romantike, penën e artë letrar,
Shëndetligë, piu herët ujin e varfërisë
Jetoi pranë greminës i humbur.

Kërkonte bukë ditor për Lulin e vocërr
Trokiste në shpirt të borgjezëve pa ndjenja,
Ata mbyllur në guacën e paturpësisë
Gjenin strehë në mëkatet ferr.

Atë ditë të bukur, papritmas breshëri goditi
Thanë...u largua Migjeni, zbarkoi në Kosovë,
Gjetur ka aty kohën e bukës së përditshme
Vet tha...ika prej shiut, më goditi stuhia.

U takuam te mjeshtëri që kishte blerë qymyr
Shikonte sylotuar djaloshin asht e lëkurë
Pyeti..ke ende thëngjill për zotërinë atje?
Fjalët nga prapa...jo, thanë gjysmëheshtur.

Pikëloti i rëndë, shkriu rrugën e arnuar
Mbledhur janë shkronjat, vargu pyet ç ‘të bëjmë?
Ulur në fron të varfërisë, poeti i përlotur,
Indinjuar thotë...u takova me Migjenin e uritur.

Tyran Prizren Spahiu
IKONË