>
LETERSISHQIP

Bohemi I Prizrenit

..shikjo, proza cilësore internohet
poezia jeton nën terror
eh, e dashura shkronjë
ti, mbretëreshë, kopjohesh gjithandej!

Ata
pagëzuar të kanë beton
me asfaltin je miqësuar
gurin e ke bashkëudhtar
thojnë, të fort jemi
shkelmuar të kemi kalldrëmat.

Jo, or ti, jo
armatosur je me virtyt të dobët
me mesjetë i qëndisur
ti, nuk kupton dobtsinë e xhelozisë
je vetëm erë e thjeshtë në natyrë.

Dije
thurur më ka përjetësia
pastruar jam nga mëkatet
djajt e kohës larguar janë nga unë
i qetë jam, frymëzuar me të arta shkronja
unë vet POEZIA.

Trupi im një ditë do qelbet
kafka humb shkëlqimin
i zezë graniti do kujton
Bohemin e qytetit të Prizrenit!
BOHEMI