>
LETERSISHQIP

Më Thuaj?

Trokite në zemrën time
kërkove vend për dashuri,
lotët e kënaqësisë pikonin
fjalët e pakëta joshëse,
shikjimi yt virgjëror
sytë sfiduese
kërkonin besim, bujari.

Ofrova qiejt, yjet
shtratin tim buzë vargmaleve
qenien, pasurinë
të ofrova
bujarinë, krenarinë, nderin, vatrën time.

Atë ditë vjeshte të zymtë
qielli lotonte
vargëmalet u varfëruan,
në terrin e natës së shtrigave
u largove, ike në kalin princ
veshur më patkonjtë të mëndafsht.

Ngeli shija e hidhur
zbrazëtira kundërmuese,
more diellin, hënën
gjelbërimin, freskinë e natyrës, .
kënaqësia e varfëruar
uji i burimit i helmuar,
zogjtë shtegtojnë kokëulur
vendi i zbrazët i arkës
ti, shpirtin ma coptove…

Nuse, engjëllushe e jetës
kuptimin e dashurisë grabite
më helmove, më trego PSE?

Dërrmuar me violinën e thyer
u ngjita peisazheve të vdekura malore,
rugëtova buzë greminave
në vorbullën e stuhisë së borës
u zhyta në errësirë………
Vargje poetike XI
ELIKSIR