>
LETERSISHQIP

Në Kullë!

Hyrën në portën e alfabetit
errësirë në podium orë e çast
nderuar janë nga sfilatat
feudalët që ndjenjat therin

Varg
as unë, ëndrrimtar nuk jam
lajkatar që mbjellë ironi
frymëzues i paturpësisë
endacak i lodhur me shkopin magjik.

Kohë, ty të drejtohem
veshur je me kristale kuarci
kollaret shëndrisin në neonin blu
vend ky i huaj për mua
të iki dua larg
vrapoj
mbushur me frymë, ndjekur nga ajri i ndotur
largohem
tani të shijoj dua
valltarët krahëlehtë
të shohë
duke u futur në timin krahëror,
shkronjat e poetit shembullor.

Hyjnore ndihem
i imi shpirt bujari ndien
derisa
rrjedhshëm, zëri në Odën e Burrave
brëndsinë e Kullës, në Sofrën Shkodrane
shtruar vargjet janë
që mbushin hapësirën jetësor.

Unë
dorëzuar jam magjisë së shkronjave
perlës së jetës,
feniksit të mishëruar në mua
vet Piramidës Poezi.