>
LETERSISHQIP

Arrogant

Po, Po, ashtu
isha unë në kohën e parruar
flokët e gjata
jetës sfiduese vardisesha
gufoja si burimi i pranverës
gjurmët e arrogances
si hija vet
nata që shkrihet në ditë
fryma që gjallëron
isha unë
në ditët e rinisë.

Erdhi koha e sundimit
të perandoreshës së shtëpisë
harmoninë gjeta në krenari
fillova të eci virtyt lart
arrita të shuaj zjarrin
mposhta kryeneqësinë
përqafova egërsisht tolerancën
si heshtja malore
u qetësova.

Sot
ndihem më fisnik
në kohën e mjekrës së parruar
sytë nuk nënshtrohen
fjalët janë të pakëta.

Perandoresha me buzëqeshje engjëllusheje
ofroi buzët e zjarrta
pohon
po, dashnori im
në këtë kohë byth-mut
kur era stolis pangopuritë
kur shtërngata frymon për mëkatarët
krijesat- marrëzi fundosur në pasuri
është kohë
kur grinden edukata dhe ndyrësira
nata turpërohet nga bardhësia
gumëzhimi mposht heshtjen
tufani-njeri farkëton fisin
le të largohemi
në botën tënde të arrogancës
përqafojmë gjuhën e injorimit…
Bohemi