>
LETERSISHQIP

Misionar

MISIONARI I MIRËSISË, POETI, SHKRIMTARI I SHPRESËS DHE DRITËS, Tyran Prizren SPAHIU dritëzoi në hapësirën e lerësisë shqiptare me vëllimin e dytë të romanit PRAPA KURRË MË!
Vepër ky që së shpejti do përkthehet edhe në gjuhën angleze.
Odisea e familjes MALËSORI vazhdon në Amerikën e largët. Derisa tentim vrasësi i tij gjendet në gjykatore, Shqiptar Malësori, vëllau i tij Syri shijojnë tërë bukurinë e Bolivisë.

VJEN NJË NJERI, NJË SHKRIMTAR I VËRTETË QË LË GJURMË…

“PRAPA KURRË MË”, NJË ROMAN QË DËSHMONË VLERA DHE CILËSI TË LARTË ARTISTIKE
Tyran Prizren Spahiu është njëherësh edhe një prozator i mrekullueshëm, plot pasion, mjeshtëri artistike, njohje të thellë dhe art letrar të nivelit të lartë. Pa dashur të ndalem në subjektin mjaft domethënës të romanit “Prapa kurrë më”, dua të evidentoj mjeshtërinë shkruese të autorit, vlerat që ai bart dhe pasurinë e madhe metaforike të veprës në fjalë. Tyran Prizren Spahi shpalos me mjeshtëri të lartë cështjet madhore të ditës, ai sjell në veprën e vet kohën me gjithë përmasat e saj, duke ndërtuar kështu një botë të fuqishme mendimi, pskologjie dhe ideshë të mëdha. Filozofia e autorit është e thjeshtë, e kapëshme dhe mjaft transparante. Ai presupozon kështu demiurgun e vërtetë që sjellë përpara lexuesëve, të vërtetën e madhe.Tyran Prizren Spahiu, vjen kështu edhe si një stilost i vërtetë i prozës modern shqiptare, me një këndvështrim mjaft depërtues dhe plot ngjyrime psikoanalitike.Ai ndërton një frazë mjaft të qartë dhe i jep ngjyrime artistike me mjaft art, mjeshtëri krijuese dhe padyshim me shumë nektar jetik, Tyran Prizren Spahiu, vjen mes nesh si një prozator dinitoz dhe novator, ku mjeshtëria artistike krijuese ndërthuret me mjaft aftësi me realitetin, kohën dhe njerzit.Romani i tij Prapa kurrë më!, volumi i pare dhe i dytë, është padyshim një kontribut i vlefshëm dhe serioz në prozën moderne shqipe.Ky autor dëshmon se është një krijues puntor, kërkues dhe me vlera të larta artistike bashkëkohore.Në prozën e tij dëshmohet një arritje e re, e cila i jep autorit të drejtën e renditjes ndër emrat më të njohur dhe të aftë të letërsisë së re moderne...

Vasil Tabaku
Tiranë