>
LETERSISHQIP

Zot I Madh Shpresë Me Jep!

ZOT I MADH shpresë me jep!
-1-

Vetmuar, në moshë jam
ka kohë pa punë,
ditët rëndojnë timin qenie
njëjtë është, ndodh asgjë!
Fal miqëve, unë ekzistoj
bukë, ujë, krip, ajër kam,
ti, i punësuar larg je shumë
nga bota ime, ku unë frymoj.

Ditët, netët, gjasojnë
zgjim, ecje pa kuptim,
nevojë kam, për duhan dhe kafe
pres, kush do më ofroj!
Pasditja, më gjen në dhomë
orët, vështirë kalojnë,
mbrëmja më pret në qytet
ku të shkoj, me kend të bashkëbisedoj?

Dimër, vështirë është
ftohtë, drut mungojnë,
nën shtrojë, tv e kyqur
kohën kaloj, vështirë rëndë,
të kërkoj, nga kush shpresë?
Mbase më mirë, të dua vdekjen e shpejtë,
unë, i frikësuar nga ditë e nesër
kuptoni, sëmundjes në fund tmerrem.

Tridhjetë e tetë vjet, punuar kam
atë ditë erdhën, më flakën,
në djersën time u vendosën
besomëni, është ky jetë i imi,
të vazhdojë, arsye nuk kam,
ç'do ndodh? Ju nuk doni të dini
pres shpresë, nga kush?
Gjallëroj, si qeni i mahallës.

-2-

Ju, vizitoni të bukurën bregdet
busët shkojnë, rreshtur,
në kufi, veturat presin, nuk presin
ju vazhdoni ne Rrugën e Kombit,

Ktheheni, ju pret paga
buzëqeshur, ngjyrë plazh,
dëgjohen Shëngjin, Durrës, Sarandë
janë këto vende ku ju shkoni...
..ke unë, dhoma tre me katër
në tavolinë qiriri mungon,
të thërras Naimin, apo Migjenin
në kohën e pleqërisë, paravdekjes
në të, unë sot jetoj!!!
Pëshpëriti frika
Tyran...''Të lutem, pa emër qe-verita-rësh ''.
Vargje poetike
BOHEMI