>
LETERSISHQIP

Njeriu I Thjeshtë

Unë
me yje nuk bashkëbisedojë
në asnjë mënyrë me thesarin nuk bashkëjetojë!

Jam i rreshtuar me njerëz të zakonshëm
mezi mbijetojë këtë jetë modeste
ne, jemi të pakët, ne, Njerëzit e Urritur!

Ballafaquar me varfërinë e përditshme
mbyllur në kafaz të vetmisë,
ëndrrat shpesh më sulmojnë
përsëri i drejtohem besimit,
shpresoj
edhe pse në agoni
përsëri më është thënë
'' Duro ''!

Jam në fund të humnerës
nga ata i përulur, por me krenari marrë frymë!
them Zonjë
nuk mund ta sjell dritën e hënës
mos mendoni për fuqinë e diellit,
por
unë kurrë nuk do të them fjalë të shëmtuara,
thjesht
Unë jam vetëm një banor i botës, njeri i thjeshtë që të do.

Nëse më pyet mua
çfarë pres nga kjo jetë?
Ju, ndoshta dëshironi të dini
mbase, fjalë të rënda për të peshuar!
por,
shikoni atje, ata posedojnë butona të fuqishme, kapitalistët
çdo ditë flasin, atje-atje, aty janë...
dhe unë
ohh... ju lutem të dashur miq
më lejoni, s'mund të sillem me xhelozi...
unë jam njëri prej jush,
natyrisht tejet modest
ashtu si ju në këtë shoqëri...
Unë mbroj
bujarinë, fisnikërinë, pragun e nderit
oxhakun që ngroh familjen
punoj për lekë me pastërti morale,
si përkrahës i modestisë
në burimin çiltër të dashurisë,
me të vërtetë beso
unë, për asgjë tjeter nuk kam nevojë...