>
LETERSISHQIP

Mik!

Urdhëro dorën miqësor
fjalët që nuk të ngushtojnë
vuan e di
lodhur je nga 'njerëzit''!
eh... mik i dashur
kohë e padronëve është
kuptoj
kthen kokën ajër kërkon!
Të lutem,
më shikjo, thuaj diç
kjoftë edhe gabim
premtim nuk dua, vetëm miqësi.
Edhe unë
i vetmuar jam, shumë nuk kam
KAFE, DUHAN, bisedë për POEZI
do të të shoqëroj kjoftë edhe në varfëri
jam me ty mik, unë shumë nuk kërkoj!
*
Zhgënjyer nga jeta, atdheu të anashkalon
pret trenin e fundit të mirësisë
di
ka kohë që është larguar besimi
vetëm neve, kjo vatër na mbanë,
largohesh, do doja të më shikjosh
në sytë e ty të depërtoj
di, aty do hasi në humnerë
por mik, bashkë do zhytemi në atë errësirë,
mos ik
jo, jo, vetëm nuk të lë
kjofshë edhe i fundit udhëtar
nëntëdhjeta vitet, nuk na mposhtën
odiseada e 'humbësve' nuk do na ndan!