>
BIOSHQIP

Unikkatil: “Albumi I Ri Do Lansohet Shumë Shpejt”

15-03-2014
Superylli i repit shqiptar, Unikkatili, është duke punuar në album të ri e këngë të reja, të cilat do t’i lansojë së shpejti.

Është vet Unikkatili që ka bërë publik këtë informacion në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke paralajmëruar risi të mëdha për adhuruesit e tij.

“Njëri nga albumet, është në plan të lansohet në natën e një koncerti të ardhshëm. Lokacioni i koncertit ende nuk është vendosur, por do të jetë diku në Evropë (ju lajmërojmë më shumë në të ardhmen)”.

“Atë natë disa do kenë edhe mundësinë të marrin nënshkrimin nga vetë Unikkatili në CD. Edhe pse nuk kemi lansuar asgjë nga Unikkatili në kohët e fundit, është me rëndësi ta dini se ai është duke punuar në këngë të shumta. Në ndërkohë është e mundshme që do ketë edhe disa single”, ka shkruar Unikkatili në faqen zyrtare.

Unikkatili nuk është paraqitur me ndonjë këngë që prej koncertit të madh të mbajtur në Prishtinë, përpos këngës me tekst të publikuar kohë më parë “U qova pi vorri”.
(Telegrafi)

Unikkatil: “Albumi I Ri Do Lansohet Shumë Shpejt”