>
BIOSHQIP

Unikkatil Dhe Don Arbas Kur Ishin Të Vegjël

26-04-2014
Një prej reperëve legjendar shqiptar, Unikkatili, i cili nuk njihet për paraqitjet e tij në publik, sidomos jo nga jeta e tij private, është shfaqur në një fotografi të re të zbulura nga një këngëtare shqiptare, bashkë me reperin tjetër, Don Arbas.

Unikkatili nuk njihet për paraqitjet e tij në publik. Ai për herë të parë e bëri një gjë të tillë në koncertin e mbajtur para më shumë se një viti në Prishtinë.

Krijuesi i shumë hiteve dihet se e ka kaluar fëmijërinë e tij në Prishtinë, në lagjen "qafa" të kryeqytetit.

Dhe ai s'ka mundur si të mos dalë reper në shoqëri të reperëve. Në fotografinë e publikuar më poshtë ai shfaqet pranë reperit tjetër shqiptar dhe producentit, Don Arbas.

Fotografinë e ka publikuar Arta Bajrami në profilin e saj në Instagram, ku ka shkruar se në fotografi janë Unikkatili dhe vëllai i saj, Don Arbas, të cilët ishin shokë të klasës dhe shokë të shkollës në shkollën "Meto Bajraktari" në Prishtinë.

Don Arbas është duke punuar në projekte të reja tani për artistët shqiptarë si producent.

Nga ana tjetër flitet se Unikkatili do të mbajë së shpejti një koncert në Zvicër, ku edhe do të promovojë albumin e tij të ri.
(Telegrafi)

Unikkatil Dhe Don Arbas Kur Ishin Të Vegjël