>
BIOSHQIP

Unikkatil Mban Koncertin Në Zvicër

22-06-2014
Reperi shqiptar Unikkatil, mbajti me shumë sukses koncertin e tij të shumëpritur në Zvicër.
Ishte salla në Fribourg që u rezervua për një prej veteranëve të hip hopit shiqptar.

Mijëra të pranishëm shqiptarë nga diaspora paguan biletën jo dhe aq të lirë për koncertin e krijuesit të shumë hiteve të hip hopit shqiptar.

Telegrafi merr vesh se koncertit i paraprinë disa këngëtarë të njohur të skenës si Gjira dhe të tjerë artistë, teksa ai u pasua edhe nga disa gjeste kontraverse të fansave, ku në mesin e tyre kishte që nuk ishin të kënaqur me performancën e Viktorit.

Besohet se fansat ishin të pakënaqur me qëndrimin e shkurtër të Unikkatilit në skenë, ku ai performoi vetëm gjashtë këngë në një performancë diku rreth 30 minuta.

Këto komente zhgënjyese janë vërejtur nëpër rrjete sociale, ku madje edhe thuhet se Unikkatili është përballur edhe me një fans që e gjuajti një shishe në skenë.

Bileta për këtë koncert kushtoi 80 franga.

Unikkatili performoi hitet e tij më të mëdha, të cilat sigurisht se i diti publiku. Ai nuk performoi kënhë të albumit të ri, ashtu siç i paralajmëroi.
(Telegrafi)

Unikkatil Mban Koncertin Në Zvicër