>
BIOSHQIP

Vaçe Zela, Ja Ngushëllimet Online

06-02-2014
Ndarja nga jeta e ikonës së këngës shqipe Vaçe Zela ka bërë që edhe në rrjete sociale ndjeshmëria për këtë humbje të jetë e lartë. Shumë nga artistët shqiptar kanë shprehur ngushëllimet dhe keqardhjen e tyre në faqet e tyre zyrtare në Facebook. Madje emra si Alketa Vejsiu, Aurela Gaçe, Orgesa Zaimi etj kanë treguar rreth emocioneve të takimit me këngëtaren e njohur. "Sot e dje mëngjeset nisën trishtueshëm largohen nga jeta dy artistë të mëdhenj, u prefsh në paqe Vaçe Zela,"-shkruan këngëtarja Rosela Gjylbegu. Gjithashtu edhe Alket Islami ka ndarë ngushëllimet e tij në Facebook duke shkruar: “lajm i zi!!!!!!!!!! Vaçe Zela!!!!!!! nuk do jetë më Zëri i Shqipes! "U shua dhe një yll tjetër i plejadës më të ndritur të artit shqiptar. Të qoftë e lehtë rruga Vacce Zela. Erdhe në këtë botën tonë kaotike dhe na nënshtrove me artin tënd. Jo vetëm brezin e prindërve tanë, po edhe brezin tonë dhe brezin e fëmijëve tanë. Mbi të gjitha jam i kënaqur që ti ike duke e ditur se ne të ccmonim dhe ta kemi treguar përherë dashurinë tonë, në skenë dhe jashtë saj. Unë e di pse të adhuroj, po nuk e di pse ka njerëz të tjerë që adhurohen, edhe pse nuk të afrohen ty as te maja e gishtit. Ti ja ngrite lart stekën artit tonë, për të treguar qartë kush janë gjigantet dhe kush janë liliputët. Ne sdo të të harrojmë,"-shprehet përkthyesi Erion Kristo. Rudina Magjistari shkruan : “Shuhet fizikisht, por madhështia e saj e tejkalon konceptin kohë! U prehsh në paqe, Vaçe Zela!
(xh.k/shqiptarja)

Vaçe Zela, Ja Ngushëllimet  Online