TEKSTESHQIP

Vaçe Zela
Liria E Shqiptarit
Lyrics

Linde ti,
për të qenë i lirë shqiptar,
por jeta s'ish për ty
një dhuratë,
se mbi tokë kish gur shumë
dhe pak bar.

Jo,s'mund të jetoje ti pa liri.
Liria kënga e parë.

Lumenjtë kurrë
s'ndalen duke rendur në det.
As ti s'u ndale jo drejt lirisë
drejt një kënge që ndezi rrufetë.

Ja tek rri o bir i trimërisë
me ballin gjer tek retë.

(refren)
Në shekuj ec' mes krismave,
mes bresherisë së plumbave.
I lidhur fort me tokën
dhe me ëndrrën më të bukur,
më të bardhë.
--------------- (2 herë)

Mbi truallin tënd u mbështete
në çdo gëzim e shqot'
o shqiptar.

(Refreni)

Në shekuj ec'mes krismave....
ne çdo gëzim e shqote
me kokën lart.

Dhe tani,
afroma pak ballin shqiptar.
Ja koha la këtu në çdo brazdë
shumë gjurmë,
eh c'gjurmë të arta janë.

Po pranverën ke ti sot në sy
dyfek lidhurin me gjalm.

Lumenjtë kurrë
s'ndalen duke rendur në det.
As ti s'u ndale jo drejt lirisë
drejt këngës që ndezi rrufetë.

Ja tek ri o bir i trimërisë
me ballin gjer tek retë.

(Refreni)