>
LETERSISHQIP

Amaneti I Venlindjes

Për kurbet kur jam nisë,
Ia këtheva shpinën shtëpisë,
U largova prej vendit tim,
Morra rrugën për n`mërgim.

E mbaj mend s`e harroj dot,
Oborrin kur e lava me lot,
I lash vetëm babë e nënë,
Me lot për faqe i kam lënë!...

Erdha n`shtetin Helvetik,
Të punoj si puntor fizik,
Ishte rëndë si çdo fillim,
Me prindër t`gjallë - mbeta jetim!

Nisa jetën kurbetçare,
Kur më folshin - s`kuptoja fare,
Sikur s`kisha veshë, as gojë,
I lutesha Zotit të më ndihmojë!

Jeta e vështirë si mërgimtarë,
Si ajo e zogjëve shtegëtarë,
Herë n`mërgim, herë n`Atdhe,
Si një zog që s`ka fole!

Më merrte malli për vendin tim,
Syrgjynosur në mërgim!
Ky mall i nxehtë i mërgimtarve,
I djeg zemrat e shumë shqiptarve!

Vëllezër e motra ku jetoni,
Ju veproni si të doni,
Por, n`daçi t`lumtur të jetoni,
Nga vendlindja mos u largoni!

Një nga një kaluan shumë vjet,
Jeta e gjatë u bë n`kurbet,
Edhe pse s`është vendi yt,
Na është bërë si Atdhu i dytë!

Blejmë banesa dhe shtëpi,
Disa marrin dhe nënshtetësi,
Të gjita t`mirat i ka ky shtet,
Por, këtu jeta s`ka lezet.

Shumë të rinj - djem shqiptar -
Në shtet të huaj shkojnë ushtar,
Një fenomen që s`tolerohet,
Me të huaj shqipja kur martohet!

Ju shqiptarë të mërgimit,
Mos i përgjigjeni asimilimit,
Prej vendlindjes një amanet,
Mos ta lëmë Atdheun shkretë!...

Me derë t`hapur na pret votra,
Për dy vetë mos shtrohet sofra,
Edhe loti një herë të ndalet,
Amaneti - thonë i shkund malet!

Një porosi nga vendlindja jonë,
Këthehuni bijë sa s`është vonë?!
Ejani këtu n`vendlindjen tuaj,
Lamtumirë - thuaj dheut huaj.