>
LETERSISHQIP

Paqja Si Shpetim

Kur shoh trishtimin te shperndare anembane botes
Shpirti me dhemb , por prape e duroj,
Kur shoh pabarazine midis vendeve dhe popujve,
Zemra me therr, dhe syte me lotojne.
Kur shoh kete bote trazuar mes ererash
Gjithkund shprese shpetimi per te vuajturit nuk ka,
Endur mes dallgesh trishtimesh apo shpresash,
Vuajtje te pafundme, te gjithe nga pak e kane,
Trishtimi dhe vuajtja spo paska mbarim,
Hallet njerezore, tirren n’pafundsi,
Perpiqem te kuptoje ket dhimbje kaq te madhe!
Gjithe kjo toke e mire!! Po pse te ket kaq halle!
Nuk mbarojne te mirat, qe Zoti na ka sjelle,
Toka eshte bekim , shpirti yne pranvere,
Femijet jane drite jane jete pambarim,
Te lutem o Zot , sill paqen si shpetim