>
LETERSISHQIP

Ecejake Neper Kohe

Ecejake nëpër kohë.
Brezat nëpër vite,
sa shumë kanë luftuar,
me ide dhe koncepte,
apo diku ndoshta gabuar.
Me këmbëngulje e vullnet,
edhe ligjet jane ndryshuar!
janë fituar shumë beteja,
dhe malet s’janë tjetërsuar.
As fushat, as kodrat,
as bilbilat nëpër pemë,
dallëndyshet lartë në qiell,
aty thellë e bëjnë folenë.
Njëllojë kanë qenë,
e ashtu sërish vazhdojne të jenë,
dhe dielli s'ka ndryshuar
as qielli bashkë me retë.
I vetmi ndryshim
eshte veç tek njeriu,
është bërë kaq i ftohtë,
si më i ftohti robot.
Në plan të parë,
është fryma individualiste,
të marrësh e të grumbullosh,
e asnji trashëgimni të mos gëzosh.
Të etur për para,
për famë edhe pushtet,
piedestale pafund,
e kaq zhurmë në fshat a qytet,
Njerëz të këputur,
mezi qëndrojne në këmbë,
nuk kanë se ç'të hanë,
të tjerë, dot s'po nxenë.
Po ndjenjat valle ku shkuan!!
kush i vodhi vallë!
pse njerezit u tjetërsuan,
pse veten lartësuan!
Ku shkoi dinjiteti,
ku vate sinqeriteti,
gëzon edhe qesh,
fodulli dhe i pabesi.
Dhe malet hijerënda,
që dinë, ohhhh sa shumë dinë,
nuk flasin e nuk mburren,
por veç të heshtura rrinë.
Dhe fushat plote me lule,
të dëlira e të mira,
ato janë himn i jetes,
ato janë mbrekullira.
Por rrinë edhe nuk flasin,
si njerëzit nuk bërtasin,
të qetë edhe te mira,
të ëmbëla e të dëlira.
Dhe qielli hijerendi,
si një mama e mirë,
shikon gjithçka nga lartë,
shpërndan arome të dëlirë,
Ai është më i larti,
ai është qelibari,
diamant që veç shkëlqen
i bukur si kristali.
Brezat e atëhershëm,
brezat e tanishëm,
ato që do të vijnë,
mendojnë veç për lavdinë…