>
LETERSISHQIP

Habitem

Habitem gjithnji,
me pavendosmërinë e disa njerëzve,
që të shushatur në mes të një rruge qëndrojnë.
Aty rrinë tërë kohën,
mes zhurmës dhe smogut,
me vështrim hutuar,
nuk dinë ku të shkojnë.