>
LETERSISHQIP

Qesh Atdheu Im!

Një barrë e rëndë të rëndon mbi supe ty Atdheu im!
Mbi supe, një barrë e rëndë, po të krrus o i shtrenjti im.
Të ikurit qajnë e vajtojnë me zërat plote ngashërim!..,
të ngelurit, zënë e kafshojnë njëri -tjetrin gjer në agim!.

Një peshë e rëndë, të rëndon në shpirt o Adheu im!.
Në shpirt, të rendon një ankth o i shtrenjti im.
Kërkon të ndjesh në gjoks më të ëmbëltin blerim,
më të ëmbëltin çlirim, e do ti o i miri vendi im.

Largoji vargonjtë, zinxhirët që t'mbajne të lidhur,
flaki tej, dhe shih qiellin e shndritshëm!
Afroju sa më shumë diellit, ai të do të lumtur...
Ndihmoje vetveten, moj flutur e bukur.

Qesh pra o i mencur vendi im,
moj tokë e bekuar, je mjaltë plotë shkëlqim,
fytyra jote e praruar, shkëlqen dhe në errësire,
të çmendet errësira, qesh pra Atdheu im.

Një krijim që e bëra tani në moment, janë ndjesira të çastit, frymëzimi del nga realiteti që po jetojmë,
krijim i bërë në datën 25 shtator 2016-Kuçovë