>
LETERSISHQIP

Vendi Im

Vendi im, i brishtë i ëmbël
Kurorë freskie në stinë të nxehtë
Burim mirësie në pyjet plotë jetë!
Tokat e tua, janë gjithë ar e mjaltë
Në fusha e kodra ndihet dora
E Perëndise zemërmadh!
O ju njerëz të vendit tim!
Mblidhini gjithë mirësitë
Pik pikë
E mos u lodhni jo
Asnjicik.
Sepse brenda mirësive
Eshtë aroma e gjithë dashurive
Ato e mjaltëzojne tokën
E ndryshojnë njeriun
E bëjnë më t’mirë botën.