>
LETERSISHQIP

S'ishte E Thënë!

Kur të kërkova, ti nuk ishe,
Kur më kërkove, s'isha unë,
Nuk u gjetëm.Por ç'faj më kishe?
Edhe unë faj, s'të kisha shumë!

Sa herë në jetë u kërkuam?
Diku u humbëm, dhe tashti..
Të tjerë na duan, të tjerë duam,
Ndaj nuk më vjen, ndaj nuk të vi..!