>
LETERSISHQIP

Të Paaftët

Të paaftët janë kudo,
Porsi mizat janë lloj lloj,
Ruhem,fshihem.por ç'e do,
Nëpër këmbë i kam njëlloj..

Të paaftin e gjej në zyrë,
Të veshur me xhaketë,kollare,
Me gjyslykë,faqet e fryrë,
Sytë e kuq,të vegjël fare!

Dhe i tregoj fill e për pe,
Sa më qartë,unë hallin tim,
Lëmsh ma bën,një mjegull ngre,
Që s'ka fund dhe as fillim!

Të paaftët janë me shkollë,
Kanë pushtet,kanë fuqi,
Mbahen për mëndje hollë,
Me orë,të fryjne me teori!

Të paaftët janë të mjerë,
Janë të dëmshëm,të kotë,
Diku,të mbyllin një derë,
Diku,s'të hapin një portë!