>
LETERSISHQIP

Vajza Që Vërshëllente

E dëgjoja,kur vërshëllente
Ajo,në oborr të shtëpisë
Një zjarr të fshehtë,rrëfente
Një flakë të dashurisë!

Po kujt,vallë,i këndonte
Porsi zog,këngë dashurie?
Kush në gji,gëzim i zgjonte,
Dhe ato,ëndrra rinie?

Në këtë jetë, brenga shumë
Ajo vajzë,me vërshëllimë
Shpresën zgjoi dhe tek unë
I dha gaz,dhe shpirtit tim!