>
LETERSISHQIP

Të Desha Vetëm Ty!

Mbi gjithçka,në këtë botë
Ty të desha,mike,dije..
Çdo vajzë tjetër,më dukej kot
S'më tërhiqte,asnjë fije!

Kur të kapja,në ndonjë qoshe
Dhe me zjarr,të puthja ty
Shumë ndizesha,sa më thoshe:
"s'paske parë femër me sy?"

Dhe vërtet,që ashtu ish
Unë të tjera,nuk shikoja
Zemrën prush,mike,ta dish
Ti më bëre,ta provoja!