>
LETERSISHQIP

Drejtësia

Çfarë është drejtësia?
Kush e bën drejtësinë?
Ta them me fjalët e mia,
Sikur bën në ujë një vrimë!

Nuk më tremb kurrfarë gjykimi,
Unë s'jam në duart e kurrkujt,
Për mua,po erdhi ndëshkimi
Që lart do vi...jam i sigurtë!

Si lodër,gjithçka më ngjau
Ç'drejtësi mund të prisje!?
Jemi të tërë,si gurë shahu,
Dhe bëjmë,të njëjtat lëvizje!