>
LETERSISHQIP

Nomade Te Dashurise

Sa zhytet dielli, vjen e më kërkon
E dorë më dorë më shumë të ndjej.
Vallë nga i merr ato fjalë që më kon?...
Se unë mbi to më mjalt nuk gjej.

Ne nomadë shkretëtirash ngjajmë,
Humbur rrugëve të qytetit
Dhe si dy shpirtra frymën ndajmë
Mes ëndërrës dhe realitetit.

E kohën vrasim, oaze kërkojmë
Me netë pa gjumë në qiell të hapur.
Atje ku duam, kurrë s’përfundojmë,
Se Zonjë Lirinë prapë e kanë kapur.

Lirinë gabele me ngjyra - ngjyra.
A ka vallë liri me xhepa bosh?!...
Lirinë që paska aq shumë fytyra,
Lirinë që qenka veç për kodosh?!

Nomadë të dashurisë ne jemi,
Udhëtarë që çajnë në çdo tallaz.
Të ndalemi, mendje kurrë nuk kemi,
Rebeles erë i shkojmë nga pas.