TEKSTESHQIP

Violeta Kukaj Retkoceri
O Allah
Lyrics

O Allah i Plotfuqishëm, Na ndihmo ne në këtë botë
Vështirësitë t’i tejkalojmë, Zbrit mëshirë o i Madhi Zot!

Emri Yt i lavdëruar, Drita jote përjetësi
O Allah i Madhëruar, Zbrit mëshirë mbi këtë njerëzi.

O Allah i Gjithëmëshirshëm, Na udhëzo në mirësi
Hapi shtigjet e lumturisë, Mos na le në errësirë.

Lutjet tona t’i drejtojmë, Mëshira Jote shpresë për ne
Vetëm Ty t’falënderojmë, që na nxore mbi këtë dhe.

O Allah, o mëshirëplotë, Vetëm Ti, jep e merr.
Na ringjall me njerëz të mirë, me dëshmorë e pejgamberë.

O Allah, O Zoti ynë, N’rrugën Tënde na udhëzo
Falnaj ne gjynahet tona, N’Ahiret, Ti na shpëto.

O Krijues i kësaj gjithësie, toka e qielli të madhërojnë
Na e mundëso që n’botën tjetër, Nurin Tënd ne ta shikojmë.

(Sabri Bajgora)

DËRGOI: