>
BIOSHQIP
Biografia
Vlashent Sata, muzikanti shqiptar, i cili prej shume vitesh e ka ndërtuar karrierën në Paris, rrëfen artistin dhe njeriun, një kaleidoskop kujtimesh e emocionesh të mbledhura nga fëmijëria, ëndrrat, jeta…të gjitha brenda muzikës, që e sjell si dhuratë për ata që e dëgjojnë. Ai e filloi karrierën në moshë të re me këndim, duke u ngjitur në skenë në moshën 5 vjeç. I nxitur nga i ati, Loro Sata, një muzikolog dhe këngëtar tenor lirik, në moshën 6 vjeç Vlashenti nis pianon. Në vitin 2002 ai shkon në Francë për të vazhduar studimet e pianos, dhe përfundon të gjitha ciklet e konservatorëve, së pari në Bordeaux, pastaj në Paris.

Në Maj 2009, Vlashent Sata merr pjesë në Top Fest 6 me këngën "Nese Te Merr Malli".

Në Maj 2010, Vlashent Sata merr pjesë në Top Fest 7 me këngën "Ne Boten Tone".

Në Qershor 2011, Vlashent Sata merr pjesë në Top Fest 8 me këngën "Embel".

Në Nëntor 2013, Vlashent Sata merr pjesë në Kënga Magjike 2013 me këngën "Enderruar".

Më datë 16 Dhjetor 2016, Vlashent Sata publikon videoklipin "Erdhi Dita".

Në vitin 2016, Vlashent Sata publikon albumin "Hana", me të cilin iu shfaq publikut në një koncert të madh në muajin prill 2016.

Më datë 19 Shtator 2018, Elina Duni, Eda Zari, Linda Rukaj, Vlashent Sata & Shpat Deda publikojnë videoklipin "Lum Lumi I Lire!".

Më datë 26 Maj 2019, Vlashent Sata publikon videoklipin "Copëzat". Muzika e këngës u punua nga Vlashent Sata. E kjo e ngjizur shumë bukur artistikisht me një video bardh e zi ku në brendi ka një vajzë pa makiazh (make up), e thjeshtë dhe e plotë gjersa vajza në fjalë është Dojna Mema, prezantuesja e njohur e televizioneve shqiptare. Kënga flet për copëzat, ato pjesë që na karakterizojnë gjithë secilin dhe na bëjnë më të ndjeshëm, por që shpesh duam ti fshehim. Sipas kantautorit, “Të gjithë ne, por sidomos vajzat, janë edhe më shumë nën presion në shoqërinë e sotme. si duken, a janë të pranuara, si duhet të sillen. Dhe çuditem sepse ato copëza apo detajet që gjithë secila i ka, i bëjnë më unike jo standarde dhe uniform! Janë shumë të bukura ashtu siç janë, ashtu siç zgjohen nga gjumi, me flokët e shpupurishura, pa makiazh, dhe mbi te gjitha janë te bukura kur janë te lira për të qenë ashtu si ndihen”, pohoi ai.

Më datë 28 Mars 2021, Vlashent Sata publikon videoklipin "Frymë". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Vlashent Sata.

Më datë 8 Mars 2023, Vlashent Sata publikon videoklipin "Me Dasht". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Vlashent Sata.