>
BIOSHQIP
Biografia
"Winx Club" përmbledh këngët e kolonës zanore të filmit "Winx Club" në gjuhën shqipe. Në film "Winx Club" është një grup që përbehet nga 6 zana : Bloom (Albana Aliu), Stella (Manjola Merlika), Flora (Eni Jani), Musa (Jorida Meta), Tecna (Sonja Laço), Layla/Aisha (Rozina Prendi) dhe së fundmi u shtua edhe Roxy (Desantila Kristo). Bloom ka fuqinë e zjarrit të dragoit. Stella ka fuqinë e diellit dhe të hënës. Flora ka fuqinë e bimëve dhe luleve. Musa eshte zana e muzikës. Tecna eshte zana e teknologjisë. Layla, zana e fluideve dhe Roxy e kafshëve.

Sezoni i parë. Fuqia: Winx
Secila nga vajzat ka fuqi të thjeshta, veshje të thjeshta dhe krahë të vegjël. Bloom ka veshje bojeqielli dhe krahë të bardhë me bojëqielli. Stella ka veshje portokalli me krahëza bojëqielli dhe krahë gri me bojëqielli. Flora ka veshje rozë dhe krahë jeshile. Musa ka veshje të kuqe dhe me krahe bojeqielli. Tecna ka veshje lejla me krahe jeshile.

Sezoni i dytë. Fuqia: Charmix
Veshja dhe krahët janë si në sezonin e parë por shtohet një çantë e cila shton fuqitë. Shfaqet Layla me veshjen e saj jeshile dhe me krahë gri. Bloom ne versionin Charmix ka nje çantë zemër roze me push. Stella ka nje glob blu me të bardhë. Flora ka një trendafil të kuq me gjethe jeshile. Musa ka nje mbajtëse CD-sh. Tecna ka nje celular lejla me gurkal. Layla ka një shishe të vogël rozë.

Sezoni i tretë. Fuqia: Enchantix
Kanë veshje të mrekullueshme dhe krahe te mëdhenj. Bloom Stella e fitoi fuqinë duke u sakrifikuar per të atin, mbretin e Solarias, ajo i doli përpara kur ai do të vr5te1 nga një dragua. Flora e fitoi këtë fuqi duke u sakrifikuar për motrën e saj të vogël, Mielen, kur kjo e fundit ra në liqenin, Flora u hodh për ta shpëtuar dhe mbeti vetë brenda. Musa shpëtoi princeshën e planetit të saj Melodisë, Galatean kur ra zjarr ne bibliotekë. Tecna e fitoi fuqinë e saj duke u sakrifikuar per Androsin, qytetin e Laylës, ajo u fut në portalin e Omegës duke rrezikuar të qëndronte aty perjetë. Layla u sakrifikua duke mbetur e verber (pastaj u shërua nga Pluhuri i saj i Zanave) për të shpetuar mbretëreshën e sirenave. Pluhuri i Zanave është fuqia më e fuqishme e përdorur ndonjëherë, me aq sa thotë drejtoreshë Faragonda ajo mund të thyej çdo magji të errët si në rastin e Laylës.

Sezoni i Katërt. Fuqia: Believix
Kjo fuqi bazohet në besimin e njerëzve tek zanat. Sa më shumë që besojnë njerëzit tek zanat aq më e madhe bëhet fuqia e zanave. Në këtë sezon shtohet edhe një zanë tjetër: Roxy e cila është zanë e kafshëve. Gjithashtu shfaqen edhe armiq të rinj të quajtur Magjistarët e rrethit të zi. Këtu bëjnë pjesë: Ogron, Anagan, Gantlos dhe Duman.

Sezoni i Pestë. Fuqia: Harmonix dhe Sirenix
Në sezonin e pestë rishfaqen Trix-at bashkë me një armik të ri Tritannus. Pasiqë fuqia Believix nuk punon mirë nën ujë dhe nuk është aq e fuqishme për t'i mposhtur ata, zanave u duhet të nisen në kërkim të fuqisë Sirenix, e cila është e mallkuar dhe ka lidhje me të kaluarën e Dafnes, motrës më të madhe të Blumit. Ndërkaq Aisha dashurohet me një tjetër specialist, Roy.

Sezoni i Gjashtë. Fuqia: Bloomix dhe Mythix
Trix-at marrin në pushtet Kullën e Reve dhe bashkohen me një shtrigë të re të quajtur Selina, e cila zotëron një libër të ligë të quajtur Legendarium. Zanat humbasin të gjitha fuqitë e tyre gjatë një beteje me to, përveç Blumit. Atye u duhet që të fitojnë dy transformime të reja: Bloomix dhe Mythix. Gjatë kërkimit të librit Legendarium, Winx përballen me një armik akoma më të rrezikshëm se Trix-at, Acheronin, i cili është i burgosur në libër.