TEKSTESHQIP

X3m
Dashuria E Humbur
Lyrics
(Feat. Yong Boy)

Yeahh Yong boy A-D Big-a
Ngo....! yeahh

(Yong boy)
Dua edhe një herë
Zërin ta ndëgjoj
Je shumë larg baby
Këtë e kuptoj
Të lutëm, ti të lutëm
Ti mos qaj
Ti mirë e din se asnjëri
S'kemi faj
Por e di, ti një ditë
Do ta kuptosh
Pa mua ti duhet tani të jetosh
Po dua të flas
Se sa shumë më mungon
Heshtja mes nesh mbertëron
Por unë baby kurrë s'do t'harroj
Të premtoj se gjithmon unë do t'kujtoj
Në zemrën time do mbetesh kujtim
Pergjithmonë...! Përgjithmonë...!

(A-D)
Dashri e humbur...!
Një pikllim shumë i thellë
Një pikë në zemër
Që shumë o ka m'ther
Gabim shumë i madh
Një jetë krejt ndryshe
Kujtimet që i kaluam
Në mua krejt u vyshkën
Kalum kohë t'mira
Më pengesa shumë t'vështira
Bukurija jote nuk pat përshkrim
As gjumi nuk më merr deri në agim
Por tash u pajtova
Edhe shumë u pendova
Kur ti mthe "lamtumirë"
Rrugës keqe unë shkova

(Big-a)
Shpesh shikoj n'qiell
Edhe mëndoj për ty
Prej ditës që kur t'pava
N'zemër më ke hy
E di që m'ki dashtë
Po edhe unë ty
Malli më merr shumë
Kur ti kujtoj ata sy
Shpesh herë nalna
Veten e kontrolloj
Po du me kan i qetë
Që ma mos t'gaboj
Kujtimet mbesin
Po jeta po vazhdon...
Kemi dasht me kan bashkë
Po zoti se ka lan.

Ishe një engjull më bekove ti
Më dhurove dashuri pa kufi
E tash jam ktu pa ty në vetmi
Zhytur n'kujtime dhe mendoj për ty
Unë dhe ti baby ishim një
Por tash ti baby më nuk je
Të lutem shko mos u kthe
Se nuk të dua më