TEKSTESHQIP

Xeni Dhe Sinani
Tahir Sinani
Lyrics

Na jane tokat tona, kush don me'i harrue,
Beslidhjen e t'parve, me ia përkujtue,
Trashëgon Tropoja nji gjak t’parve t'trollit,
Vjen Tahir Sinani, pasardhs i Mic Sokolit.

Frymen ideale që ma mishroi malsia,
Bes e dituris o mi msoi Shqipria,
Do t'i kurorzojme ushtrin çlirimtare,
Me njësitin Arbri, në kleçken legjendare.

Marum istikamet, t'pashtrikut e t'brigades,
Andrrat per berishen, ia rrënojm karpates,
Nisim n'rrug t'Preshevës nga Molla Iliris,
Mir’ m'i msoi Tirana, kufijt e Shqipëris.

Nënloke e t'par've, vet me keni msue,
Po ua la Rrezartin, n'gjak me m'trashegue,
Shok kam amanetin, me pagu lirin,
Veç mos me u ndal pushka, pa kris ne Çamëri.

Shkrepat e Korabit nji gjam jan t'u e lshue,
Një za i lasht i Krujës, thrret me u bashkue,
Ty t'a falsha jetën, moj Radika Malsis,
M'i rrënjos me gjak kta shekuj t'historis.

Jam Tahir Sinani, e kshtu më msoi Tirana,
Kjo tok shum ka tret o, krajli dhe sulltana,
Gjersa Zoti t'thot, ktu me pas shqiptar,
Do t'prin ideali për bashkimin kombtar.
Gjersa Zoti t'thot, ktu me pas shqiptar,
Do t’prin ideali për bashkimin kombtar.

DËRGOI: